Friday, February 24, 2012

Zgjimi dhe nisja e një dite të bukur

Vëllai i madh ndez dritat në të dyja dhomat e gjumit. Pak minuta më vonë, në shtëpi vendoset muzikë dhe konkurentët janë sinjalizuar kështu që tashmë duhet të zgjohen. Me kalimin e minutave ata fillojnë të zgjohen njëri pas tjetrit, për të nisur kështu një ditë të re në shtëpinë e Big Brother.

Emirjeta është konkurentja e parë që zgjohet ditën e sotme. Pas saj zgjohet, Gentjana e Albulena. Edhe në dhomën tjetër, djemtë fillojnë të zgjohen. Me t’i uruar njëri-tjetrit një mëngjes të mirë, konkurentët përgatiten duke filluar një tjetër ditë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Gjatë kësaj kohe ata organizojnë edhe lojra. Kështu Liam ka lyer duart me shkumë dhe shkon të bëjë pis vajzat. Përveç Albulenës ai i lyen fytyrën edhe Anilës e cila vazhdon të flejë.

Pas përgatitjeve pesonale, konkurentët dalin në oborrin e shtëpisë ku tashmë dielli ndriçon gjithandej. Duke konsumuar kafenë dhe cigaren e mëngjesit dhe nën tingujt e muzikës, ata nisin edhe bisedat e para.
Konkurentët fillojnë të flasin për gjëra të ndryshme duke shijuar një ditë të bukur me diell. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles