
Dy djemtë mbrojnë idenë e tyre dhe debati sa vjen dhe bëhet më i fortë. Ermali fillon të ngrejë zërin dhe të kundërshtojë me forcë Liamin duke i thënë indirekt se ai nuk njeh DJ më të famshëm, rrymat më të ndjekura, apo teknologjinë më të mirë që përdorin DJ. Liami i thotë se Ermali nuk ka informacionin e duhur për DJ gjë të cilën ai ka studiuar. “Ti nuk më kupton dhe s’po më lë të të shpjegoj” i thotë Liami Ermalit.
Ermali irritohet dhe ngre zërin gjithmonë e më shumë dhe debati bëhet më i nxehtë. Ai i thotë Liamit “Ti na bën neve kështu, ti s’ke shance të hysh në klabe në Gjermani ku bën 200 euro hyrja, ti shkon në ato klabe ku hyrja është me 5 mijë lekë”. Liami i përgjigjet “shiko se sa poshtë je ti. Unë në çdo vend në Gjermani futem, mjafton të them vetëm emrin”.
Debati i tyre ndan në dy kampe banorët e tjerë ku disa prej tyre përkrahin Ermalin, disa të tjerë Liamin. Anila përkrah Ermalin dhe i thotë Liamit të njëjtat argumenta si ai. Nga ana tjetër Edgari i thotë Ermalit se ai duhet ta lërë Liamin që të shpjegohet sepse ai ka studiuar për DJ dhe e njeh atë fushë më mirë se gjithë konkurentët e tjerë në shtëpi.
Në zenkë përfshihen edhe konkurentë të tjerë dhe debati zgjat për një kohë të gjatë duke u zhvilluar rreth të njëjtave argumenta.
0 comments:
Post a Comment