Konkurenti i parë që zgjohet është Edgari dhe pas tij edhe Ermali, Françeska dhe Liami. Liami fillon të këndojë me zë të lartë dhe të ngacmojë konkurentët e tjerë duke i zgjuar.
Ermali dhe Françeska kanë fjetur bashkë, në të njëjtin shtrat. Kjo ka bërë që dikush nga konkurentët të shkruajë një mesazh për ata të dy. Në pasqyrën që ndodhet sipër shtratit të Ermalit dhe Françeskës shkruhet “PO FLEJNË BASHKË PËR AUDIENCË”. Shkrimi është shkruar me buzëkuq dhe u referohet Ermalit dhe Françeskës të diskutuar shumë për mërdhënien mes tyre.
Konkurentët më në fund zgjohen për të nisur një ditë të re brenda shtëpisë së Big Brother-it. Ata fillojnë të shkëmbejnë edhe biseda të shkurtra duke u marrë me përgatitjet e mëngjesit dhe higjënën personale.
0 comments:
Post a Comment