Brenda në shtëpinë e Big Brother është ngrohtë dhe për më tëpër që këtë vit konkurentët kanë mundësi që të ngrohen me zjarr, pasi ështëpia ka edhe oxhak. Kështu duke ndenjur brenda ngrohtë, konkurentët shpeshherë neglizhojnë të ftohtin jashtë dhe kur dalin në oborr, nuk vishen mjaftueshëm për t’u kujdesur nga i ftohti.
Tashmë ata vazhdojnë përgatitjet e mëngjesit dhe flasin pikërisht për këtë shqetësim të tyre. Klaudja ankohet duke thënë se ajo ka pasur ethe dhe Edgari i thotë se gjithë shqetësimet e tyre vijnë nga ndryshimi i madh i temperaturave brenda shtëpisë dhe jashtë saj.
E ndërsa në shtëpi kanë fillur bisedat e diskutimet e para, Erjoni nuk është zgjuar ende.