Tuesday, February 28, 2012

Edgari midis debatit të Arjolës dhe Francceskës

Konkurentët diskutojnë në dhomën e ndenjes dhe aty lind një tjetër debat midis Françeskës dhe Arjolës. Të dyja vajzat vazhdojnë debatit për çështjen e puthjes. Françeska i thotë Arjolës se ajo ka shpifur për të duke thënë me bindje se ka parë diçka që nuk ka ndodhur. Nga ana tjetër Arjola i thotë Françeskës se ajo vetëm me një provokim të saj e nxori veten dhe e ofendoi, duke treguar kështu se çfarë mendonte për Arjolën.

Teksa dy vajzat debatojnë, fillojnë të ngrejnë zërin njëra më shumë se tjetra. Konkurentët e tjerë ndërpresin diskutimet e tyre dhe dëgjojnë dy vajzat. Atëherë në debatin e tyre ndërhyn Edgari. Ai u kërkon atyre që të largohen nga dhoma e ndenjes se me këtë debat ato po imponojnë edhe konkurentët e tjerë. “Debati juaj është personal, a ka mundësi që të dilni jashtë dhe ta vazhdoni aty, se ne po flasim për tjetër gjë” u thotë Edi dhe vajzat tashmë i kundërvihen atij.

Arjola i thotë Edgarit se ai nuk ka të drejtë që t’u kërkojë atyre që të largohen sepse të gjithë debatojnë sipas një momenti të caktuar dhe jo duke e planifikuar. Edhe Françeska i kundërvihet Edgarit duke i thënë se në këtë rast ai po shprehet gabim sepse as ai vetë nuk u ka marrë leje konkurentëve të tjerë kur ka debatuar. Edgari i gjendur midis dy vajzave përpiqet që t’i sqarojë ato se ai u kërkoi që ta ndërpresin diskutimin sepse tema e tyre e debatit është diskutuar gjatë gjithë ditës.

Edhe pse të dyja vajzat iu kundërvunë me forcë Edgarit, ai ia arriti qëllimit që të ndërpriste debatin e tyre.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles