Tuesday, February 28, 2012

Klaudja për Albulenën: “Më duket e frikshme”

Klaudja, Erjoni dhe Flori dalin në oborr dhe ndërsa konsumojnë cigare, bisedojnë për konkurentët e tjerë. Në një moment Klaudja pyet dy djemtë se si u duket atyre Albulena. Erjoni i thotë se ajo është tip i qetë.

“Nuk ju duket e frikshme. Mua më shtie frikën. Shikimi i saj mua më tremb” thotë Klaudja, por dy djemtë e mohojnë. Ata thonë se Albulena është e qetë dhe se mardhënia e tyre me të është e mirë. Klaudja shton më tej se ajo sheh që Albulena është e qetë, por i duket si në gjumë. Flari thotë se ditët e para Albulena ka qënë më aktive, ndërsa tani ka rënë në qetësi. Klaudja shton më tej se ajo vetëm me Albulenën nuk ka folur pothuajse fare dhe se nuk e sheh si konkurente interesante. “Mua më duket kot, si pemë pa kokrra” shton më tej Klaudja për Albulenën.

Flori fillon që t’i tregojë Klaudjas për një bisedë që ka pasur me Albulenën ku kjo e fundit i kishte thënë se e pëlqente si tip dhe se ai ishte çuditur pasi priste që ajo të mos e pëlqente. “Duket sikur po na studjon” thotë Flori, por Klaudja thotë se do të ishte shumë mirë nëse do të ishte kështu. Të dy fillojnë që të supozojnë mënyrën se si po luan Albulena në shtëpi.
Më pas ata hyjnë brenda ku ndodhen edhe konkurentët e tjerë. Të gjithë ndodhen në dhomën e ndenjes dhe bisedojnë për gjëra të përgjithshme duke shkëmbyer shaka e ngacmime mes njëri-tjetrit.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles