Friday, February 24, 2012

Liami këshillon Albulenën që të bëjë kujdes

Konkurentët pasi përgatisin drekën ulen të hanë në tavolinën e ngrënies. Genta është e mërzitur, ndërsa një pjesë e konkurentëve dalin jashtë dhe bisedojnë për gjëra të ndryshme, ku bie në zy biseda e Edgarit dhe Arjolës për mentalitetet që ekzistojnë ndaj femrave dhe meshkujve dhe për tradhëtinë në një mardhenie.
Në diskutimin e tyre japin mendime të ndryshme edhe të tjerët si Graciano, Floriani dhe Elvisi. Nga ana tjetër edhe në kuzhinë bisedohet, ndërsa konsumohet ushqimi i drekës. Liami është ai që përpiqet të flasë indirekt me Albulenën.

Liami i ulur pranë Albulenës i thotë asaj që të bëjë kujdes ndaj disa prej konkurentëve. Albulena i thotë se nuk po e kupton dhe i kërkon që ai të shpjegohet. “Për shembull, do të kthesh kurrizin dhe do ta fusin me thikë pas shpine” i thotë Liam Albulenës, duke iu referuar një konkurenti të cilin Albulena e ka shumë afër.

Ai e këshillon atë që të mos krijojë shumë afrimitet, por të vëzhgojë me kujdes sjelljen e konkurentëve të tjerë. Albulena i thotë se e kuptoi shumë mirë se ku e kishte fjalën Liami. Ata i japin dorën njëri-tjetrit në shenjë respekti dhe biseda e tyre ndërpritet. Më pas ata vazhdojnë të hanë drekën dhe të flasin për të tjera gjëra.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles