Thursday, February 23, 2012

Ermali: “Femrat do të dominojnë shoqërinë”

Ermali e Flori qëndrojnë në oborr duke biseduar e duek dëgjuar këngët në sfond. Ata komentojnë këngëtarët e duke u nisur nga suksesi i këngëtareve femra, Flori shprehet se ato po korrin shumë sukses dje Ermali shprehet se femrat po i barazojnë meshkujt dhe në fushën e muzikës.

Erioni ndërhyn dhe thotë se kjo varet nga talenti gjithsecilit, por Ermali thotë se për mendimin e tij, për pak kohë do të jenë femrat, ato që do të dominojnë. Flori nuk është dakort me këtë mendim dhe Ermali komenton se paçka se në Shqipëri ekziston shoqëria patriarkale, po vjen koha ku të dyja gjinitë të jenë të barabarta.

Ermali e Flori sjellin ndërmend filmin “Përrallë nga e kaluara”, ku gratë ngarkoheshin me dru në kurriz, por tashmë ajo pjesë i përket të shkuarës. Erioni pyet nëse ato skena mund të jenë reale e të kenë ndodhur vërtet e Flori përgjigjet se diku janë bazuar që e kanë bërë pjesë të një filmi. Ermali kujton dhe filmat me vajzat partizane, që janë e kundërta e mendimit të shprehur më parë e ato shfaqen trimëresha e luftarake. Më pas djemtë flasin për kinematografinë Shqiptare. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles