
Ndërkohë, banorët e tjerë qëndrojnë në sallon teksa shijojnë mëngjesin e pregatitur nga Gjoni dhe Ermali. Genta i drejtohet Gjonit me shaka: “Do të të marr për burrë” e ai e pyet me shaka: “Kur?”!
Më pas, të gjithë banorët drejtohen drejt oborrit ku shijojnë kohën e bukur me diell dhe bisedojnë. Ariola ngacmon Elvisin dhe Gentën duke i pyetur nëse do të lidhen bashkë e Meti ndërhyn duke pyetur Ariolën: “A lidhemi ne të dy bashkë?”, por ajo i përgjigjet se nuk do. Ariola shton se kur të lidhen Elvisi e Genta, ajo do t’u vërë unazat, duke u bërë kumbara e tyre.
Ariola vazhdon këtë linjë bisede duke menduar se si mund të krijohen çiftet brenda Big Brother. Duke menduar se me kë do të lidhet Erioni, thotë për Anilën dhe e thërrasin t’ia tregojnë kësaj të fundit. Ndërsa për Gjonin mendon ta bashkojë me Albulenën.
Elvisi shprehet me shaka se Ariola ka dëshirë të martohet vetë e meqënëse nuk po e gjen personin e duhur, po fillon të martojë të tjerët, por Ariola kundërshton.
0 comments:
Post a Comment