Sunday, February 26, 2012

Ermali: “Liami është servil i fshehur”; Anila: “Liam, ti përdor strategji”

Disa nga banorët, Ermali, Graciano, Ariola, Anila dhe Elvisi dalin në kopsht dhe fillojnë të diskutojnë për natën e mbrëmshme. Anila ka mbetur e çuditur që Liami ka qenë më i pëlqyeri për publikun. Fillojnë të flasin dhe të japin mendimin e tyre lidhur me situatën. Ermali mendon se Liami është servil i fshehur dhe banorët nuk mund ta vënë re këtë gjë. Sipas Ermalit edhe fakti që ai e ka përkrahur Ermalin gjatë spektaklit, është bërë për servilizëm.

Anila shkon në sallon dhe fillon të flasë me Liamin, duke i thënë me zë të lartë se ai është duke përdorur strategji dhe prandaj publiku po e voton për të ndenjur në shtëpi. Liami e kundershton, duke i thënë se ai thjesht po luan dhe po bëhet pjesë e lojës sepse kjo është arsyeja që ka hyrë në Big Brother.

Liami del jashtë dhe fillon të flasë me Metin lidhur me Gentën. Meti nuk kërkon që të ketë më të njëjtat relata me Gentën sepse ndihet i tradhtuar prej saj.

Arjola është e mërzitur nga Elvisi, i cili i ka kërkuar që të flasin për diçka por dhe pasi ajo ka pritur për një kohë të gjatë, ai nuk ka shkuar. “Elvisi ëhstë si flutura që fluturon”, thotë Albulena për Elvisin. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles