Sunday, February 26, 2012

Liami-Françeskës: “Jam një hap para Ermalit”

Françeska shkon në dhomën e gjumit dhe e ndihmon Ermalin për të rregulluar krevatin.

Liami shkon në dhomën e gjumit dhe fillon të diskutojë me Françeskën për Ermalin, i cili për momentin nuk është i pranishëm aty. Françeska mendon se Ermalit i pëlqen vetja, sepse i kanë thënë shpesh që është i bukur dhe kjo gjë e bën atë që të jetë mendjemadh dhe pret që t’i shkojnë vajzat nga mbrapa. “Bukurinë unë e kam lënë pas ka shumë kohë”, shprehet Liami, i cili mbyll bisedën me një shprehje tjetër: “Ai po vjen, ndërsa unë po iki. Kur të vijë ai këtu ku jam unë sot, unë do të kem ikur”, përfundon Liami.

Disa nga banorët shkojnë në dhomën e gjumit, pas bisedash e debatesh të shumta, e ndërsa Liami hyn në dhomën e gjumit, shikon atje Elvisin dhe i kërkon që të flasin.
Liami i kërkon falje Elvisit në lidhje me diçka që i ka ndodhur më përpara, megjithëse e konsideron si shaka. Elvisi thotë se e pranon shakanë, por ajo që ka ndodhur nuk është shaka, për mendimin e tij. Elvisi shprehet se nuk do që të diskutojë lidhur me këtë çështje.

Klaudia, Françeska, Graciano dhe Meti diskutojnë në sallon. Françeska thotë se kërkon që të krijojë një lidhje brenda shtëpisë, por nuk do të pranonte kursesi që të kryente marrëdhënie. Klaudia i kërkon që deri javës tjetër t’i tregojë emrin e banorit që kërkon të lidhet dhe Françeska aporovon duke qeshur.

Në sallon banorët fillojnë të bëjnë shaka e të qeshin me njëri-tjetrin. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles