Brenda ulen afër njëri-tjetrit Liami dhe Flori. Floriani mendon se me hyrjen e dy banoreve të reja, kanë filluar të ndryshojnë gjërat brenda shtëpisë. “Këto vajzat i kanë turbulluar ujërat”, shprehet ai dhe Liami aprovon duke tundur kokën. “Albulenën nuk e shoh mirë”, shprehet Liami. Floriani i tregon se ka folur pak për ta pyetur, por mendon se heshtja e saj është pjesë e strategjisë së lojës.Djemtë fillojnë të hanë nga një frut ndërsa flasin dhe Liami tregon një kuriozitet, se një nga merimangat me më tepër helm qëndron te koka e bananes dhe ajo duhet të hiqet gjithmonë para se të hahet.
Liami mendon se ka filluar të bëhet lojë e vështirë, megjithëse akoma janë shumë konkurrentë brenda dhe nuk mund të dihet asgjë me siguri. Atij i duken të papjekur pjesa më e madhe e banorëve dhe thotë se ai edhe kur sillet vetë në atë mënyrë, është duke u përpjekur të përshtatet me ta.
Shaka dhe të qeshura dëgjohen, me hyrjen në dhomë të Klaudjas dhe Erionit, të cilët bëjnë shaka me njëri-tjetrin.
0 comments:
Post a Comment