Tuesday, February 28, 2012

Klaudja: “Dua që të acaroj banorët”

Pasi Klaudja dhe Erioni hynë në sallon duke qeshur me të madhe për disa minuta, Liami hedh një baututë, e cila e bën Klaudjan që ta marrë si përsonale dhe të reagojë. “Këto pijet energjike kanë substanca ekstazi brenda”, shprehet ai. Ajo thotë e prekur, se është nga natyra kaq energjike dhe se nuk duhet të shqetësohet për këtë gjë. Midis tyre fillon një debat i vogël, pasi Liami nuk e pranon që e ka parë Klaudjan teksa ka hyrë, por ajo ia pret, duke i thënë: “Ti i ke sytë gjithandej, nuk të shpëton gjë”. “Nuk je aq e rëndësishme sa për të të parë në sy”, ia kthen Liami, të cilit nuk i ka pëlqyer përgjigja e Klaudjas.

Klaudja dhe Erioni dalin në kopsht, duke vazhduar të qeshin me të madhe, si më parë. Klaudja tregon se ka parë një skenë mes Liamit dhe Edgarit, ku Edgari është nervozuar për diçka pa rëndësi. “Besoj se ata acarohen se ne bëjmë kështu”, shprehet Erioni për banorët, ndërsa Klaudja, ia kthen duke thënë: “Unë atë dua, të acarohen”. Ajo kërkon që banorët ta nxjerrin në nominim. Klaudja komenton sjelljen e banorëve, duke thënë se ata janë të detyruar që të durojnë çfarëdolloj sjelljeje brenda shtëpisë, në të kundërt duhet të ikin në shtëpinë e tyre.

Banorët brenda bëjnë shaka dhe hedhin batuta me njëri-tjetrin.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles