Flori shprehet se e sheh problem tek vetja faktin që nuk ka qenë shumë aktiv në shtëpi, por për të është e pamundur të përfshihet në një debat që nuk i duket i rëndësishëm. Liam shprehet Flori ka marrë pjesë në të gjithë lojrat që kanë bërë konkurentët në shtëpi, por gjithsesi për të qenë atraktiv për publikun, duhet të qenë më të gjallë e më alegro
Në anën tjetër të sallonit, Genta, Graciano, Ermali e Françeska bisedojnë për pamjen e jashtme të Gentës. Ermali shprehet se Genta është simpatike, por Graciano i thotë të mos ia bëjë qejfin. Françeska shprehet se ka disa femra që paçka se nuk kanë shumë bukuri, kanë tip interesant që të tërheq, e kështu ndodh në rastin e Gentës. Graciano bën shaka me Gentën, duke i thënë të bëhet më atraktive dhe i ul bluzën duke i nxjerrë supin jashtë, por ajo shprehet se nuk ndihet vetvetja në atë mënyrë.