Graciano thotë se nuk do t’i pëlqente fakti që të rrinte në shtëpi, deri në javën e parafundit të lojës e më pas të dilte. Klaudja shprehet se do t’i mungojë çdo detaj i shtëpisë, më tepër sesa do t’i vijë keq që la lojën përgjysmë. Ajo shton se BB është një nga eksperiencat më të bukura që po kalon, e më pas flasin për mënyrën e të sjellurit brenda shtëpisë. Klaudja thotë se disa nga konkurentët shtiren brenda shtëpisë.
Pranë tyre afrohet Albulena, e cila shprehet se sot ka ndryshuar mendim për Klaudjën. Ajo thotë se i ka pëlqyer mënyra si Klaudja është shprehur sot, dhe e ka gjetur veten në mendimet e saj, paçka se ditët e para ka menduar se nuk do të ketë asnjë lloj interesi t’a njohë.
Klaudja kthen mendimet e saj për Lenën e thotë: “Më je dukur tip pa lidhje në fillim”, pasi nuk e ka dëgjuar të flasë dhe i dukej e çuditshme mënyra si e shikonte. Albulena përgjigjet se i vjen mirë që Klaudja po ia thotë në sy mendimet që ka për të.