
Françeska shkon dhe bashkohet sërish më Arjolën dhe Gentën. Vajzat përfitojnë që ta pyesin banoren e re, për të kuptuar më tepër. Genta e pyet se cilin nga banorët meshkuj ajo e vlerëson më tepër dhe Françeska përmend Liamin, i cili e tërheq shumë edhe në karakter dhe në paraqitje. ”Liami është shumë i aftë”, thotë Françeska. Gjithashtu, edhe Edgari sipas Françeskës, është një njeri shumë i përgatitur. Nga vajzat, Françeska veçon Gentën dhe thotë se i pëlqen shumë edhe babait të saj. “Kisha shumë qejf ta njihja Gentianën”, shprehet Françeska.
Françeska mendon për Ermalin se është shumë kryeneç dhe prepotent dhe kjo gjë mund ta pengojë për t’u njohur më tepër me të. Gentiana i tregon se dje ka bërë një debat goxha të gjatë me Ermalin.
Disa nga banorët e tjerë vazhdojnë të bisedojnë në kopsht. Erioni përmend dy raste kur një njeri duhet të ruajë veten, duke thënë: “Kur është i nevrikosur dhe kur ka pozitë”. Anila merr shembull Liamin dhe thotë se, tani që ai mori vesh se është më i votuari, ka për të pasur “luftë” mes banorëve, dhe Liami do të sillet edhe më prepotent se më parë, sipas sa. Edgari ia përkrah menjëherë mendimin dhe duket se edhe banorët e tjerë aprovojnë.
0 comments:
Post a Comment