Sunday, February 26, 2012

Liami, i sulmuar nga të gjithë

Banorët në kopsht diskutojnë mbi përzgjedhjen e Liamit për të futur vajzën më të re në moshe dhe për ta bërë banore të Big Brother. Sipas Edgarit, ai ka dashur të ketë një femër të bukur brenda dhe për këtë arsye e ka zgjedhur Françeskën. Në këtë moment, jashtë del Liami, i cili e dëgjon bisedën dhe i kërkon Edgarit që t’ia sqarojë situatën. “Unë kam një shoqe dhe nuk ka se si të ishte kjo arsyeja”, shprehet Liami.

Ai i kërkon Edgarit që ta sqarojë se përse e ka quajtur “kollovar” dhe se kjo fjalë nuk i ka pëlqyer aspak. I sqaron banorët se ka bërë atë përzgjedhje, sepse do të ishte më shumë në siklet, duke pasur një grua në moshë, e cila mund ta shikonte edhe në situata të papaëlqyera brenda shtëpisë. Liami i kujton banorëve se nuk ka qenë në dijeni se gruaja në fjalë ishte e ëma e Gracianos dhe nuk duhet që ta paragjykojnë për këtë fakt. Klaudia e dëgjon dhe nervozohet me Liamin, duke i thënë se ai nuk e ka respektuar femrën, duke pasur ato arsye për përzgjedhjen, ndërsa Edgari i thotë se e ka quajtur me atë fjalë, pasi ai e ka bërë përzgjedhjen si mashkull dhe jo me arsye.

Pothuajse të gjithë banorët kundërshtojnë Liamin, ndërsa ai fillaon duke iu përgjigjur të gjithëvë. Liami i bën të ditur Edit se e ka respektuar shumë, por ai mund ta ketë marrë për dobësi këtë gjë dhe që tani e tutje do të fillojë ta shikojë ndryshe.

Erioni u tregon djemve që janë brenda në dhomën e gjumit, Elvisit dhe Ermalit, për debatin që po bëhet jahstë mes Edgarit dhe Liamit. “Edi është njeri kot”, shprehet Elvisi. Ai thotë se tani ka për ta filluar lojën vërtet, duke u përballur me secilin prej banorëve.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles