Sunday, February 26, 2012

Meti refuzon të flasë me Gentën, ajo qan

Pasi mbaron spektakli dhe Arbana u uron “Natën e mirë” banorëve, ata shpërndahen nëpër ambientet e shtëpisë dhe fillojnë të ndahen në grupe. Anila afrohet me Metin dhe i tregon atij për gjendjen e Gentës, pasi mori vendimin për ta nxjerrë jashtë.

Nga ana tjetër, Edgari pyet Erionin lidhur me vendimin që morën për të futur brenda vajzën më të re dhe për arsyen pse e bënë. Erioni shprehet se ka menduar që të futin brenda gruan më të madhe në moshë, e cila doli që ishte e ëma e Gracianos dhe i tha arsyet se përse kishte atë mendim. Albulena, e cila ndodhet atje, thotë se i vjen keq që doli e parafundit, si e votuar nga publiku dhe kjo gjë e ka bërë të ndihet keq, ndërsa Edgari i bën të ditur se ajo nuk ka filluar ende ta shfaqë veten dhe këtë e ka pranuar edhe vetë.

Arjola, rri afër Metit, bashkë me banoren më të re, Françeskën. Ata i tregojnë Metit se sa keq është ndier Genta, pasi e ka marrë vendimin për ta nxjerrë, por Meti ka ende mllef dhe nuk kërkon të dëgjojë asgjë. Gentiana i afrohet dhe i kërkon që të paktën t’i japë mundësinë për ta dëgjuar, por Meti refuzon. Ajo i kërkon një mendim atij, sido që të jetë, por Meti nuk ka asgjë për t’i thënë. “Nëse nuk do të më flasësh më, të paktën ma thuaj”, i thotë Gentiana. Ajo largohet duke qarë dhe më vonë edhe Meti.

Gentiana shkon te krevati dhe vazhdon të qajë, por më vonë i afrohet Françeska dhe Arjola, të cilat mundohen t’i flasin dhe ta qetësojnë.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles