
Gentiana shkon në dhomën e gjumit, ku Elvisi është duke rregulluar rrobat dhe fillon të diskutojë, lidhur me situatën që u krijua midis saj dhe Metit gjatë spektaklit. Elvisi e konsideron si të drejtë gjykimin e Gentianës dhe e falenderon për gjestin e saj.
Arje shkon Meti dhe Elvisi i bën të ditur atij se Genta ka qarë shumë dhe është ndier shumë keq pasi ka marrë vendimin për ta nxjerrë jashtë. Meti nuk dëshiron që të flasë dhe preferon të heshtë.
Meti flet me Arjolën dhe vajzat në dhomë se natën e sotme ka përjetuar shumë stres dhe në atë moment shkon Genta atje, e cila thotë se ai duhet ta kuptojë se ndjenjat dhe loja janë dy gjëra të ndryshme, por Meti ia pret shkurt, duke i thënë se tashmë marrëdhënia midis tyre do të jetë ndryshe.
0 comments:
Post a Comment