Home » » Graciano dhe Liami sqarojnë keqkuptimin
Graciano dhe Liami sqarojnë keqkuptimin
Pasi të gjithë banorët hyjnë brenda, Liami dhe Graciano vendosin të flasin të veçuar nga të tjerët, lidhur me keqkuptimin që është krijuar dhe zërat që po qarkullojnë nga banorët për Liamin dhe çështjen në fjalë. Liami shprehet se i vjen keq që nuk ka zgjedhur mamanë e tij dhe këtë e ka bërë sepse nuk ka qenë në dijeni, sepse nëse do ta dinte, do të dëshironte edhe vetë që të shikonte një marrëdhënie mama-bir brenda ambienteve të shtëpisë. Ai i kërkon që Graciano të mos e marrë personale, sepse nuk ka qenë ky qëllimi i tij. Graciano është i sigurt se ajo ishte një lojë nga Vëllai i Madh për t’i matur temperamentin të dy banorëve dhe është i sigurt që e ëma nuk do të kishte hyrë në shtëpinë e Big Brother, dhe kjo për shumë arsye.
Graciano i bën të ditur se nuk i vjen keq që nuk ka zgjedhur të ëmën dhe duhet ta harrojë këtë gjë, por nuk i ka pëlqyer reagimi i tij gjatë spektaklit. Graciano i kujton Liamit se ai e ka quajtur shpesh si “vëllai i vogël”, por nuk e ka konsideruar si të tillë. Liami mundohet t’ia sqarojë situatën dhe t’ia bëjë të ditur mënyrën se si i ka përdorur komentet për të.
Pasi flasin me njëri-tjetrin dhe duket se sqarohen, Graciano shkon afër Ermalit, për t’u sqaruar me të. Ermali thotë se ka vënë re që Anila i rri shumë afër dhe kalojnë shumë kohë me njëri-tjetrin, por nuk e ka thënë me të keq shprehjen “Jeni bërë si kecat dhe mamadhia”. “Unë nuk dëgjova ndonjë gjë që s’e dija nga ti”, shprehet Graciano dhe mbyll diskutimin.
0 comments:
Post a Comment