Bisedat në dhomën e gjumit nuk kanë të mbaruar. Anila tregon për një bisedë që ka paur me Edgarin në lidhje me Gjonin dhe nuk i ka pëlqyer arsyetimi i tij. Sipas Anilës, Edgari e konsideron veten si një konkurrent i fortë, ndërkohë që nuk është i tillë.
Françeska flet për veten dhe për familjen e saj. Ajo thotë se i konsideron miq prindërit e saj dhe se i ati do të jetë duke u ndier shumë keq kur e shikon atë që të pijë cigare. Më pas ajo flet për veten dhe e konsideron veten si femër të brushtë.
Më vonë ata hapin tema diskutimi nga më të ndryshmet dhe fillojnë të diskutojnë rreth tyre, ndërkohë që Erioni ka shkuar në kuzhinë dhe është duke gatuar.
0 comments:
Post a Comment