Tuesday, February 28, 2012

Françeska për Arjolën: “Ajo nuk matet dot me inteligjencën time”

Ermali flet me Françeskën dhe Gentjanën për Arjolën. Ai thotë se Arjola po shpif dhe se midis tij dhe Françeskës nuk ka ndodhur asnjë puthje. Ermali thotë se Arjola duket sikur është xheloze, prandaj sillet në atë mënyrë. Më pas ai dhe Françeska ngelen vetëm në dhomën e gjumit dhe të dy vazhdojnë bisedën për Arjolën.

Françeska thotë se Arjola me thashethemet e saj, po e vë atë në qendër të vëmendjes. Ajo thotë se po e vë në lojë Arlojën me sjelljen e saj, por ajo nuk po e kupton. “Ajo nuk matet dot me inteligjencët time” thotë Françeska për Arjolën. Ermali i thotë që ajo të mos debatojë me Arjolën, por të vazhdojë lojën e saj sepse Arjola nuk është e zgjuar dhe nuk e kupton dot lojën e të tjerëve.

Françeska dhe Ermali qëndrojnë pranë njëri-tjetrit të shtrirë në një krevat dhe për një kohë të gjatë flasin për Arjolën dhe bëjnë shaka për të tjerët. Ata sillen shumë ëmbël më njëri-tjetrin, kur kalon pranë tyre ndonjë konkurent tjetër, që të nxisin kështu thashetheme tek ata.

Më pas ata shkojnë në kuzhinë ku konkurentët po hanë dhe po debatojnë për ushqimet dhe gatimet. Sa vjen Ermali dhe Françeska në kuzhinë, të tjerët i ngacmojnë duke u thirrur “puçi-puçi”. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles