Françeska u kërkon konkurentëve dhe në veçanti Arjolës që të mos flasin për të për gjëra të tilla, pasi ajo ka famijen jashtë që e sheh dhe nuk do që ata të mërziten, apo të ndjehen keq. Arjola i thotë se nëse ajo mendon për familjen e saj, nuk duhet të puthej, pasi edhe nëse asnjë nga konkurentët nuk e komentojnë këtë, familjarët i shohin ata gjëtë gjithë kohës live.
Në debatin e tyre ndërhyn Erjoni i cili i thotë Françeskës se familjarët e tyre e dinë që brenda shtëpisë ata mund të kenë konflikte, thashetheme e zënka nga ku mund të dalin të ofenduar e të lënduar. Këtë gjë të gjithë familjarët e tyre e kanë marrë parasysh, që në momentin që ata kanë hyrë në Big Brother.
Ermali i kërkon Erjolës që të mos e diskutojë më “puthjen” pasi kjo nuk është e vërtetë dhe kur ajo ta shohë që midis tyre nuk ka ndodhur asgjë e tillë, do të dalë vetë keq. Arjola i thotë se ajo është e bindur që nuk ka për të dalë keq ajo, sepse është e sigurt që midis Ermalit dhe Françeskës ka ndodhur një puthje. Françeska nga ana tjetër u kërkon konkurentëve dhe në veçanti Arjolës, që të mos flasë për të deri të shtunën dhe më vonë të thonë çfarë të duan.
Në këtë diskutim ndërhyjnë edhe konkurentë të tjerë, të cilët u kërkojnë Arjolës, Ermalit dhe Françeskës që ta mbyllin këtë temë diskutimi midis tyre sepse tashmë po mërziten. Klaudja propozon që të dalin në oborr për të pirë cigare dhe kështu konkurentët shpërndahen duke e mbyllur edhe këtë debat.
0 comments:
Post a Comment