Tuesday, February 28, 2012

Arjola Ermalit: “më ofendove, nuk e prisja”

Konkurentëve u është dhënë mundësia që nëpërmjet një letre të shkruar, të kërkojnë gjëra për të cilat kanë nevojë. Kështu ata mblidhen në sallon dhe ndërsa shkruajnë letrat e tyre personale, shkëmbejnë biseda të ndryshme midis tyre. kështu Arjola ulet pranë Ermalit dhe mundohet që të sqarohet me të.

Ermali i thotë edhe një herë tjetër Arjolës se ajo nuk duhet të reagonte në atë mënyrë kudër tij dhe Françeskës. Arjola nga ana tjetër i thotë se ajo nuk e priste që ai të reagonte në atë mënyrë ndaj saj. “Ti më ofendove shumë” i thotë Arjola Ermalit duke shtuar më tej “nuk e prisja nga ty të reagoje ashtu”. Ermali i thotë se edhe ai nuk priste që ajo të fliste në atë mënyrë për të, me një siguri të madhe dhe Arjola ia kthen se nëse nuk do të fliste me siguri, asnjë nuk do ta besonte. “Unë nuk ju ofendova, unë thjesht thashë se jeni puthur, por nuk ofendova asnjërin” thotë Arjola duke shtuar më tej se ata të dy e ofenduan duke e quajdur injorante etj.

Arjola i thotë Ermalit se ata janë në një lojë dhe si gjithë të tjerët edhe ajo ka të drejtën të përdorë gjithçka në emër të kësaj loje, por askush nuk ka të drejtën të ofendojë.
Ermali i thotë se ajo ka shpifur për të. “Shpifja është më keq se ofendimi” i thotë Ermali Arjolës dhe nuk e pranon që e ka ofenduar, por është shprehur në atë mënyrë për të mbrojtur Arjolën, që ajo të mos dilte keq në sytë e të tjerëve.
Arjola thotë se ajo donte vetëm t’i acaronte ata, por jo t’i ofendonte dhe këtu nuk ka asgjë të keqe. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles