
Gentiana dhe Edgari rrinë afër zjarrit, ndërsa pak çaste më parë kanë përmendur Florin. Gentiana kërkon një mendim prej Edgarit për Florin dhe ai shprehet se nuk ka arritur ende në atë stad saqë ta njohë vërtet, por në vija të përgjithshme thotë se nuk i duket njeri i keq. Ndërsa për Gentën ai ka një energji negative që e shfaq herë pas here, ose ndryshe e quan njeri të djallëzuar. Por Edgari nuk bashkohet me mendimin e saj.
Pak më vonë, të gjithë banorët mblidhen në kuzhinë dhe ulen për të darkuar.
Gentiana diskuton me Albulenën lidhur me masazhet që i kanë berë të tre djemtë. Ajo thotë se më shumë e kënaur ka mbetur nga masazhi i Gracianos, sesa i tre djemve.
Pak më vonë me vajzat bashkohet Edgari dhe Gentiana nuk e humbet rastin për t’i bërë një pyetja. Ajo kërkon të dije për synimet e tij në Big Brother. Edgari shprehet se nuk është qëllimi kryesor që të fitojë, por mirë do të ishte nëse fitonte. “Qëllimet e mia i kam thënë në audicion, i kam edhe në tru”, shprehet Edgari.
Ajo e pyet se përse ia ka vendosur të birit emrin e tij, por Edgari nxehet dhe me ton të lartë i thotë se nuk mund t’i flasë dy herë për të njëjtën gjë dhe aq më tepër për djalin e tij. “Imagjino të kishe një nuse si unë ti!”, thotë pastaj Genta, si për të ndërruar bisedë.
Më pas Edgari tregon për vajzën e tij, Melisën, e cila ka marrë pjesë në “The Voice”. Vajzat e komplimentojnë për fëmijët e tij të talentuar.
0 comments:
Post a Comment