
Ai tregon për biznesin e tij dhe për faktin se gjithçka në jetë e ka krijuar vetë. Tregon për momentin kur ka ikur për herë të parë në Itali dhe rrugen që ka ndjekur.
Anila dhe Ermali diskutojnë ne sallon për një situatë që ka ndodhur para dy ditësh dhe për sjelljen e papëlqyeshme te Anilës. Anila i bën të ditur se nëse do të ketë dy njerëz që mund të debatojnë vazhdimisht, ata do të jenë Ermali dhe Anila, sepse sipas saj, ata kanë të njëjtin karakter. “Mos i hyr kësaj se nuk ma ndërron dot mendjen, të kuptoj se si qesh me dykuptimësi ti”, shprehet Ermali. Kështu ata mundohen të sqarohen për disa minuta me radhë. Ermali i konsideron sjelljet e Anilës si të shtirura. “Ti shtiresh kur qesh”, shprehet ai. Anila i thotë se ka për ta njohur atë me kalimin e kohës.
Albulena, Anila dhe Graciano fillojnë të flasin me zë të ulët për Ermalin dhe për pakënqësinë që kanë ndaj tij, duke kujtuar fjalë nga situata të ndryshme kur janë hasur me të.
Banorët shkojnë për të fjetur, ndërsa Ermali dhe Liami thurrin plane në lidhje me Gentën. Ata tentojnë ta marrin Gentën dhe ta çojnë te krevati i Metit, por ajo i ndjen dhe plani i tyre dështon.
Pak minuta më vonë, të gjithë banorët shtrihen për të fjetur gjumë.
0 comments:
Post a Comment