
“Për mendimin tim, mosha jote reale është 15 vjeç” i thotë Genta Metit dhe ai ia kthen “po tash sa kam hy në klasë të parë”. Genta vazhdon me ngacmimet e saj, por Meti fillon e këndon. Gentjana i kërkon që të mos këndojë sepse po e acaron dhe Meti i thotë “mos m’thuj ndalu, se atëherë unë nuk ndalem”. Genta i thotë se ai është personi i vetëm që ajo nuk e duron dot në shtëpi, por Meti qesh dhe fillon të këndojë.
Gentjana i thotë Metit se sot do të ankohet te vëllai i Madh që Meti të mos i bëj masazhe. “Masashet e mia të bëjnë që ta mbash trupin drejt” i thotë Meti Gentës. Genta ia kthen “duart e tua nuk kanë asnjë efekt mbi mua” dhe Meti vazhdon më tej “duart e mija kanë efekt magjik”.
Të dy ngacmohen për një kohë të gjatë dhe më pas Genta i propozon që të bëjnë një marrëveshje që për një orë të sillen shumë mirë me njëri-tjetrin dhe pastaj si zakonisht. Meti i thotë se nuk mundet të sillet ndryshe me Gentën. Gentjana i afrohet Metit dhe fillon t’i bëjë masazh dhe kështu debati i tyre përfundon, megjithse ngacmimet e herëpashershme vazhdojnë mes tyre
0 comments:
Post a Comment