
Edi, Gjoni, Ermali dhe Liam ndodhen në sauna, ndërsa pjesa tjetër e banorëve kanë dalë në oborr. Albulena fillon që të imitojë Gjonin në mënyrën se si ai flet. Ajo është përballë pjesës tjetër të konkurentëve dhe vazhdon imitimet e saj. Pas Gjonit ajo imiton Ermalin e më pas Edgarin. Ajo imiton edhe banorë të tjerë ndër ta edhe Gentën.
Edhe Graciano imiton Gentjanën duke u munduar që të flasë në dialektin e zonës së Devollit. Në imitimet e tyre bashkohet edhe Anila.
Emirjeta dhe Ermali që ndodhen në kuzhinë. Teksa i shohin që nga brenda shtëpisë, komentojnë sjelljen e Albulenës. Emirjeta thotë se ajo imiton shumë bukur dhe pas pak minutash del edhe ajo në oborr duke e dëgjuar Albulenën më nga afër. Aty vijnë edhe djemtë që dalin nga sauna dhe të gjithë qeshin me të madhe me imitimet e Albulenës.
0 comments:
Post a Comment