Monday, February 20, 2012

Gentiana: “Elvisi, Meti dhe Ermali më qëndrojnë ftohtë”


Tri nga vajzat e shtëpisë së Big Brother qëndrojnë të veçuara, duke vazhduar të bëjnë thashetheme. Ajo që mban gjallë bisedën është Gentiana, e cila ka pakënaqësi për Metin dhe Elvisin. Sipas saj, djemtë në fjalë i kanë qëndruar ftohtë dhe jo për shkak të saj. Ajo thotë se pamja e jashtme të gënjen shpeshherë dhe këtë e vë më shumë në dukje tek Elvisi, i cili sipas saj duket i sjellshëm, por nuk është aspak kështu. Gentiana ndihet e shqetësuar për relatat që do të ketë me ta, gjatë kohës të qëndrimit në shtëpi. Sipas saj, ata që duhet ta hedhin hapin e parë, duhet të jene djemtë. Megjithatë, nuk përjashton mundësinë e një gabimi në përshtypje, duke u nisur nga fakti se ka shumë pak kohë që i njeh. Gentiana vendos qe ditën e nesërme, të bëjë një bisedë me djemtë, për të parë reagimin e tyre dhe për t’i njohur më mirë. Albulena e këshillon që të presë më parë reagimin e tyre dhe pastaj të marrë një vendim për relatat midis tyre në të ardhmen. Albulena shprehet se e ka vënë re edhe ajo këtë ftohtësi të djemve karshi tyre. Ndërsa Arjola shprehet se nuk ka pakënaqësi dhe se për të janë të gjithë njësoj.
Gentiana veçon Liamin, nga djemtë e shtëpisë dhe thotë se ai ka qenë i vetmi me të cilin është afruar më tepër. Ndërsa Elvisin, ajo e krahason me ata djem mëndjemëdhenj, të cilët kanë pasur shumë femra të bukura. Ajo këtë e lidh edhe me faktin që Elvisi ka qenë Mister Shqipëria, ndërsa dy vajzat e tjera shprehen se nuk e dinë këtë fakt. Më vonë Gentiana kupton se Elvisin e ngaterron me Ermalin, por sipas saj, te dy futen pak a shumë në të njëjtën kategori. Gentiana mendon se Ermali është më i bukuri nga djemtë dhe kjo është arsyeja që është mëndjemadh si karakter.
Gentiana mendon se secili nga banorët duhet të ketë një karakteristikë të veçantë, për t’u identifikuar nga publiku. Ajo mendon se Arjola karakterizohet nga bukuria; Albulena, si modelja me zë të veçantë, ndërsa veten e karakterizon si llafazane. Me vajzat bashkohet edhe Anila dhe kështu tema e bisedës devijon. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles