Monday, February 20, 2012

Fillojnë thashethemet mes vajzave


Shtëpia e Big Brother është pushtuar nga gumëzhima mes banorëve, të cilët janë duke diskutuar për lojën dhe rregullat e saj. Midis banorëve ka përplasje idesh, përsa i përket emrave të shumë qyteteve në botë.
Më pas ata ndahen në dy grupe dhe fillojnë të luajnë me pantonime.
Pas lojës, fillojnë bisedat mes banorëve. Edgari i pyet se ç’do të thotë fjala poliglot, por asnjëri prej banorëve nuk ia di kuptimin. Pasi Edgari sqaron kuptimin e fjalës, pakënaqësi lidhur me diskutimin shfaqen tek banorët. Ata preferojnë më shumë që të vazhdojnë lojën.
Ndërsa banorët vazhdojnë të luajnë ende, disa prej vajzave mënjanohen dhe fillojnë të diskutojnë midis tyre. Vajzat kanë spikatur diçka që nuk i pëlqen në karrakterin e Anilës. Ajo që e vë në dukje është Arjola, e cila e ka vënë re në një debat midis banorëve. “Ta kem parasysh se si t’i kundërpërgjigjem, kur të kemi debat”, shprehet Gentiana. Anila shprehet se nuk i ndodh që të zhgënjehet nga përshtypja e parë dhe duke marrë shkas nga kjo, vajzat fillojnë të bisedojnë për përshtypjet që kanë krijuar kur janë takuar për herë të parë.
Disa nga djemtë dalin jashtë dhe fillojnë të ankohen për mungesë mundësish për t’u argëtuar. Atyre do t’i kishte pëlqyer që të kishin një kënd sportiv për të praktikuar ndonjë sport.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles