Sunday, February 19, 2012

Gentjana debaton me Gracianon



Pas argëtimit me muzikën që Vëllai i Madh vendos në shtëpi, konkurentët ulen për të ngrënë darkë. Gjatë kësaj kohe ata bisedojnë për gjëra të ndryshme.
Pas darkës banorët shpërndahen përsëri në ambjente të ndryshme të shtëpisë.
Genta është e mërzitur pasi ka vënë re që Anila nuk e pëlqen si tip. Ajo thotë “po kjo ça ka? Sa herë që afrohem unë, ajo largohet”. Genta thotë se ajo është munduar që të afrohet me të dhe t’i respektojë të gjithë konkurentët.
Genta është mërzitur sepse ka vënë re që jo të gjithë konkurentët e respektojnë njëlloj. Një ndër ta duket se është edhe Anila. Fillimisht Genta diskuton me Liamin dhe ia shpreh atij shqetësimin e saj. Ajo i thotë se po qëndron pranë Liamit sepse ai e ka deklaruar në shtëpi se ka një lidhje jashtë. “Nuk dua që të rri me ata sepse do mendojnë sikur po kërkoj dikë për lidhje” thotë Genta.
E ndërsa Liam mundohet që ta qetësoje duke i dhënë edhe këshilla, aty vjen edhe Graciano me Albulenën dhe Metin. Mes Gracianos dhe Gentjanës nis një debat pasi Graciano i thotë se ajo është pak fajtore vetë sepse në momentet kur duhet t’u thotë konkurentëve diçka që nuk i pelqen, e kalon me shaka. “Thuaja në sy, në moment. Ti e kalon si me shaka...” i thotë Graciano Gentjanës.
Më pas Gentjana i thotë Gracianos se ai bashkë me Metin dhe Anilën kanë krijuar grup që tani. Graciano e mohon një gjë të tillë. Gentjana vazhdon debatin dhe shprehet “kur erdha unë juve u larguat dhe ikët të tre”. Graciano e kundërshton Gentën duke u munduar të jystifikojë veprimet e tij, por Genta i thotë se nuk ka vetëm një rast që ata i janë larguar kur ajo ka dashur të flasë me ta. Ndër të tjera Gentjana thotë se i vjen keq që Meti ka qënë konkurenti i parë që ka takuar në shtëpinë e Big Brother dhe ai i shmanget. Meti nga ana tjetër e mohon një gjë të tillë.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles