Sunday, February 26, 2012

Klaudia: “Liami e kontrollon veten, por po përdor strategji”

Pasi mundohet t’i sqarojë të gjithë në lidhje me zgjedhjen që ka bërë Liami, për të futur banoren më të re brenda shtëpisë, Liami i lë banorët të diskutojnë me njëri-tjetin dhe hyn brenda. Ata fillojnë të komentojnë Liamin, ndërsa Edgari sqaron kuptimin me të cilin ai e ka përdorur fjalën “kollovar”. Edgari thotë se me atë fjalë ka dashur të thotë, si tip don zhuani.

Klaudia mendon se Liami e kontrollon shumë veten dhe këtë gjë e ka parë më me kthjellësi nga jashtë shtëpisë. “Unë një banor të tillë e nxjerr brenda 24 orëve jashtë, sepse më acaron nervin”, shprehet Klaudia për Liamin. Sipas Klaudias, Liami e ka studiuar mirë lojën dhe ka hyrë me strategji. Edgari shprehet se do të përdorë strategji vetëm në momentin e nominimit. Edgari thotë se nuk do ta nominojë asnjëherë Liamin, për të mos i dhënë rëndësi atij dhe për të mos ia ngritur vlerat. Të njëjtën gjë mendon edhe Klaudia, e cila kujton banorët të cilët kanë fituar në edicionet e mëparshme dhe kanë qenë në qendër të vëmendjes, duke u nominuar javë për javë.

Vajzat në dhomën e gjumit, vishen dhe fillojnë të flasin muhabete femrash.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles