Tuesday, February 28, 2012

Përgatitja e drekës sjell një tjetër debat

Françeska gjatë sistemimit të ugjimeve, vendos vezët në frigorifer, por në vendin e ngrirjes. Kjo mërzit Liamin i cili fajson konkurentët e tjerë që nuk i nxorën vezët nga frigoriferi. Konkurentët shqetësohen se ushqimet që kanë ardhur nga buxheti i javës nuk do t’u mjaftojnë, pasi ata hanë në mënyrë të çregullt dhe po i shpërdorojnë ushqimet duke marrë shkas nga dëmtimi i vezëve.

Ndërsa përgatisin për të ngrënë, konkurentët debatojnë për ushqimet. Dikush ankohet sepse nuk ka ngrënë racionin që i takonte për një produkt të caktuar. Dikush tjetër ankohet për diçka tjetër duke bërë që pothuajse të të gjithë të përfshihen.
Françeska thotë me bindje se ushqimet që konkurentët kanë në shtëpi, nuk kanë për t’u mjaftuar deri në fund të javës.

Debati që bie më shumë në sy zhvillohet midis Gracianos dhe Liamit. Liami i kërkon Gracianos që kur ha diçka, të llogarisë edhe të tjerët. Graciano irritohet dhe i thotë se ata nuk duhet të debatojnë për një temë të tillë sepse po bëhen qesharakë në sytë e publikut.
Gjatë kohës që debatojnë konkurentët i drejtohen me ironi njëri-tjetrit.
Edhe kur dalin për të pirë cigare ata bëjnë thashetheme për çështjen e gatimit dhe konsumimin e ushqimeve në shtëpi. 

Social Profiles