Arjola qesh dhe mohon se ka ndonjë simpati apo tërheqje ndaj Ermalit. Ajo thotë se nëse do ta pëlqente, do të bënte diçka më shumë, do të rrinte më pranë tij. Edhe konkurentët e tjerë e ngacmojnë Arjolën për ndjenjat dhe simpatitë e saj. Arjola e pyet Klaudjan se përse ajo i bën një pyetje të tillë dhe Klaudja i përgjigjet “më çudit një interes kaq i madh i yti për një puthje që mund të ketë ndodhur midis Ermalit dhe Françeskës”. Arjola e mohon se ka simpati ndaj Ermalit dhe thotë se kjo është vetëm shaka e konkurentëve të tjerë sepse më parë ata e kanë ngacmuar edhe për Elvisin.
“Po ju një herë më thatë për Elvisin” thotë Arjola duke e mohur edhe edhe një gjë të tillë. Aty ndërhyjnë të tjerët të cilët pyesin se çfarë ka ndodhur midis Elvisit dhe Arjolës. Ermali u përgjigjet konkurentëve duke thënë se është e gjitha një lojë.
“Ngaqë kjo po thoshte se u puthët, për mua dhe Françeskën, unë i thashë edhe ti je puthur me Elvisin”. Erjoni i thotë Arjolës se edhe pse e mohon, ajo duket që ka simpati për Elvisin. “Ty të shkëlqejnë sytë, kur flitet për ju të dy” i thotë Elvisi Arjolës. Ajo i përgjigjet se e ka shmangur qëndrimin pranë Elvisit, vetëm që konkurentët e tjerë të mos e mendojnë një gjë të tillë. “Po ta pëlqeja dë të rrija më shumë me të” shton më tej Arjola.
Kështu ndërsa luajnë konkurentët shkëmbejnë shaka të ndryshme duke u ngacmuar për mardhëniet që janë krijuar në shtëpi.
0 comments:
Post a Comment