Ndërkohë, Elvisi e Arjola qëndrojnë në sallon mes banorëve të tjerë e Elvisi i kërkon Arjolës që t’i bëjë masazh, por ajo nuk pranon. Elvisi shprehet se Arjola është egoiste, pasi ai i ka bërë masazh para pak minutash. Më pas Elvisi bën një koment në lidhje me vajzat e shtëpisë e Arjola i përgjigjet: “Ju nuk mereni vesh, kur të lëvdani e kur të shani”. Elvisi shton se kjo është ajo që djemtë duan të arrijnë e më pas ngacmohen me njëri-tjetrin.
Po ashtu, Albulena qëndron me Edin në kopësht, ku ky i fundit komenton për Klaudjën se e sheh më të qetë se ditët e para, dhe këtë ndryshim e mendon si pasojë e këshillimit të Erionit. Albulena shprehet se pak më parë ka biseduar me Albulenën, e Klaudja ia ka thënë në sy mendimet që ka patur për të.
Albulena shprehet se i ka thënë Klaudjës që nuk ka ndryshuar asgjë në tipin e saj, por është Klaudja ajo që ka nddryshuar mendim për të. Edit i pëlqen shumë ky arsyetim i Albulenës. Kjo e fundit shprehet se ka filluar të bëjë lojë me Erionin e Klaudjën. Edi thotë se dy banorët e lartpërmendur po përdorin strategjinë e të bërit grup e më e mira që të tjerët mund të bëjnë, është t'i injorojnë.