Edgari thotë se fakti që është kaq afër me një brez shumë më të rri se vetja, po bën që ta kuptojë më mirë këtë brez dhe mendon se tani ka për të qenë një baba më i mirë për djalin e tij. Ai thotë se prindi e ndrydh fëmijën pa dashje, duke menduar se po e ndihmon. Fakti që këtu nuk mund të sillet në atë mënyrë, po e ndihmon të përmirësohet.
Flori tregon se jo vetëm diferenca e viteve bën ndryshimin, por edhe prejardhja dhe vendi nga vjen. Ai thotë se jeta e tij nuk ka të ngjarë me atë që po bëjnë bashkëmoshatarët e tij në qytet, apo edhe në shtete të tjera, jashtë Shqipërisë.
Liami thotë se më parë e ka pasur problem faktin, kur dikush drejtësinë nuk e vlerëson dhe nuk e ka problem që t’i shtrembërrojë faktet. Ai mendon se Big Brother po i shërben për t’u përshtatur më mirë me njerëz të ndryshëm dhe karaktere të vështirë.