Sunday, February 26, 2012

Liami: “Fillimi i mbarë, gjysma e punës”

Ermali, Elvisi, Gentiana, Arjola dhe Françeska janë mbledhur në dhomën e gjumit dhe fillojnë të bisedojnë dhe të thurrin plane për kohën pasi të kenë dalë nga shtëpia e Big Brother dhe fillojnë të bëjnë shaka me njëri-tjetrin.

Edgari shkon në dhomën e gjumit dhe fillon të flasë për Liamin tek banorët. Ai thotë se Liami e ka ekzagjeruar shumë debatin, por pas tij shkon Liami, i cili e dëgjon dhe i thotë se këtë gjë duhet t’ia thoshte atij në sy dhe jo të vinte të flistë me banorët e tjerë të shtëpisë. Pasi debatojnë me zë të lartë, Liami del i inatosur nga dhoma.

Anila shkon në krevatin e Elvisit dhe fillon të flase lidhur me debatin qe ka pasur me Liamin. Ajo e quan veten si djalë dhe thotë se kur nervozohet me diçka, nuk mund t’i mbajë dot nervat.

Nga ana tjetër Liami dhe Ermali fillojnë të debatojnë. Ermali i thotë Liamit se ka për ta përcjellë me valixhe përpara se të dalë vetë. Ndërsa Liami shprehet: “Fillimi i parë, gjysma e punës”. “Ti je bishti”, vazhdon Liami, i cili shprehet se kjo ka qenë për ta përshëndetur “natën e mirë”.

Pas një natë të mbushur me biseda e debata pafund, shumica e banorëve shtrihen për të fjetur gjumë, ndërsa Anila e Liami diskutojnë me njëri-tjetrin për debatin që kanë pasur. “Ti ke shpëtuar mire se do të kisha për të të qëlluar nëse do të isha mashkull”, shprehet Anila, ndërsa Liami thotë se nuk mund të godasë kurrë një femër, po ajo mund të kishte dalë nga shtëpia në atë moment.

Më në fund banorët vendosin që të shkojnë të flenë, të lodhur nga një natë e gjatë, të cilën e kanë gdhirë me shumë debate.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles