Tuesday, February 21, 2012

Edgari “Po bëhem dominant, për t’i bashkuar banorët”

Edgari dhe Albulena, ulen te karriget afër pishinës dhe fillojnë të bisedojnë për mënyrën se si po i përjetojnë ditët e para të qëndrimit në shtëpi. Edgari i ka menduar ndryshe ndjesitë e ditëve të para dhe thotë se është duke u ambientuar shpejt. Ai thekson se nuk ka për t’u tërhequr kurrë dhe se kërkon që të arrijë t’i unifikojë të gjithë. Ndërsa Albulenës kanë filluar që t’i mungojnë familjarët.
Edgari mendon që duhet të fillojnë të ideojnë lojëra të ndryshme që mund të bëjnë, por që të përcjellin emocion.
Edgari mendon se po bëhet dominues sa për t’i bashkuar të gjithë dhe pastaj banorët të sillen si ta mendojnë. Ai thotë se po merr parasysh hamendësimet e të gjithëve për këtë qëllim që i ka vendosur vetes.
Më vonë Edgari shkon në sallon dhe fillon të flasë për mënyrën se si e kalon mbasditen dhe kafet me shokët në lokalet e lagjes, duke u munduar të sjellë gjallëri në shtëpi. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles