Sunday, February 26, 2012

Loja që zbulon të pathënat e konkurentëve


Konkurentët vendosin që të luajnë dhe propozojnë një lojë ku njëri prej konkurentëve i ulur në një karrike të veçantë, do të jetë i detyryar që t’u përgjigjet pyetjeve të të tjerëve. Kjo lojë bën që konkurentët të thonë edhe gjëra të cilat nuk i kanë thënë deri më sot. E para që merret në pyetje është Genta. Ajo u përgjigjet pyetjeve të të tjerëve.

E pyetur nga të tjerët Genta thotë për Edgarin se ai nuk i pranon gabimet e tij. Për Liamin Genta thotë se ai është shumë tip pozitiv. Më pas ajo u kërkon konkurentëve që të mos bëjnë pyetje “Çfarë mendon për mua?”, por të pyesin për gjëra më intriguese. Kështu ata e pyesin Gentën se çfarë mendon ajo për lojën dhe Genta thotë se asaj nuk i pëlqejnë strategjitë ekstreme. “Nuk më pëlqejnë strategjitë dhe lojrat e pista, ata që luajnë bukur më pëlqejnë”.

Pas Gentjanës në karrike ulet Liam dhe të tjerët e pyesin. Gjatë kësaj kohe lindin edhe debate të vogla, konkurentëve të tjerë nuk u pëlqen mënyra se si Liam jep përgjigjet. Liam thotë se ai është tip i lëvizshëm edhe në jetë, por jo aq sa brenda shtëpisë së Big Brother-it.

Pas Liamit në pyetje merret Graciano i cili pyetet kryesisht për lojën dhe atë që ai pret nga Big Brother. ndër të tjera ai thotë se brenda shtëpisë i ka të gjitha gjërat reciproke ndaj të tjerëve dhe se nuk i trebet asnjëherë sulmit që mund t’i bëhet nga banorët e tjerë. Genta pyet Gracianon se çfarë mendon ai për mardhënien e saj me Metin. “Ti i shkon shumë nga mbrapa, ai nuk ta var shumë” i përgjigjet Graciano duke ia lënë vendin Anilës që t’u përgjigjet pyetjeve të konkurentëve të tjerë. Anila u rrëfen konkurentëve të tjerë arsyen e saj për pjesëmarrjen në BB5. Ajo thotë se ka hyrë në këtë spektakël vetëm për çmimin e madh, për të blerë një shtëpi për vete dhe nënën e saj që e quan “heroina e jetës sime”.

Më pas Edgari u përgjigjet pyetjeve. Genta shfrytëzon rastin për të sqaruar edhe një mërzitje të saj dhe e pyet “Pse në disa raste thua më dëgjoni mua se jam më i madhi dhe në disa të tjera thua mos ma thuaj?. Edgari thotë se kjo nuk është e vërtetë dhe se ai nuk e ka thënë asnjëherë “më dëgjoni se jam më i madhi”.
Pas tij në karrike ulen edhe konkurentët e tjerë dhe mes konkurentëve lindin debate të ndryshme.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles