Sunday, February 26, 2012

Thashetheme për mardhënien Françeska-Ermal dhe për Klaudjan


Fakti që Françeska ka fjetur pranë shtratit të Ermalit kanë bërë që mardhenia e tyre të komentohet nga pjesa tjetër e konkurentëve.
Liami u thotë konkurentëve të tjerë se Ermali po afrohet me vajzën e re Françeskën. Ai thotë se e dinte që Françeska do të ndikonte te Ermali dhe prandaj donte që ajo të hynte në shtëpi. Liam thotë se Ermali deri dje, ishte shumë indiferent ndaj vajzave të shtëpisë, ndërsa sot po afrohet shumë me Françeskën. Klaudja ndërhyn dhe i thotë se në këtë rast nuk është Ermali që e ka gabim, por Liami pasi edhe nëse ndodh diçka mes Françeskës dhe Ermalit, nuk ka asgjë të keqe.

Gjatë një diskutimi Graciano dukej se po e ngacmonte me pyetje tendencioze Françeskën. Këtë gjë e thotë Gentja e cila më pas bën thashetheme me Gracianon për Françeskën dhe Ermalin. Genta i thotë Gracianos se i duket sikur ai tallet me ironi me Françeskën. “Jo nuk tallem, thjesht po e njoh” i përgjigjet Graciano duke e mohuar atë që Genta thotë. Pasi largohen të tjerët dhe Genta me Gracianon ngelen vetëm, fillojtë të flasin përsëri për Ermalin dhe Françeskën.

“Si të duken dy vajzat e reja të shtëpisë?” pyet Graciano Gentën e cila i përgjigjet se deri tani Klaudja i duket më e mirë, ndërsa Françeska pak mendjemadhe. Graciano pyet Gentën se me kë fjeti Françeska dhe Genta i përgjigjet “Të dy fjetën, me Ermalin. Në fillim i kishin bashkuar krevatët, pastaj i ndanë” thotë Genta duke shtuar më tej “kur vajti Arjola, Ermali e përzuri. “Largohu” i tha”. Genta thotë se edhe fakti që Klaudja fjeti pranë shtratit të Erjonit dhe Françeska pranë Ermalit, të bën të mendosh se ato nuk kanë hyrë si konkurentë.

Pranë tyre vjen edhe Elvisi i cili përfshihet në bisedën e tyre dhe pas tij edhe Albulena. Të katërt flasin për Fraçeskën duke thënë se nuk e pëlqejnë lojën e saj. Duket se një pjesë e mirë e konkurentëve, mendojnë se dy vajzat janë futur në shtëpi vetëm për lojë dhe jo si konkurente, pasi janë shumë të lirshme.
Albulena mendon se Ermali dhe Erjoni janë në dijeni të lojës së dy vajzave dhe po i përkrahin ato. Vajzat duken më të bindura dhe fillojnë të komentojnë disa detaje të sjelljes së Françeskës dhe Klaudjas. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles