
Gentiana dhe Ermali shkojnë te pishina dhe fillojnë të diskutojnë për mënyrën se si kanë fjetur. “Nuk u bashkove me grupin mbrëmë”, e pyet Ermali, ndërsa Gentiana shprehet se nuk i pëlqen të bashkohet me atë grup, sepse veprimet e tyre i duken shumë femijnore.
Ermali kërkon që të bëjë stërvitje, ndërsa Gentiana shkon në kuzhinë.
Floriani dhe Erioni dalin në kopsht dhe fillojnë të diskutojnë për buxhetin dhe listën që presin t’u vijë.
Djemtë grumbullohen dhe fillojnë të luajnë me njëri-tjetrin, duke shpërthyer kështu në gaz dhe të qeshura.
Genta vazhdon bisedën me Erionin dhe diskuton për të ardhmen e saj pasi të dalë nga shtëpia. Ajo mendon që të jetojë në Tiranë, pasi të gjejë një punë.
Erioni i bën pyetje rreth zonës së saj dhe Genta flet për pastërsinë dhe rregullsinë e njerëzve të zonës së saj.
Erioni dhe Floriani dalin në oborr dhe fillojnë të numërrojnë vajzat e shtëpisë, duke i kujtuar një edhe nga një me zë të ulët. Floriani mendon se mund të dalin 2-3 djem këtë javë dhe të hyjnë 2-3 vajza për të balancuar numrin.
Më vonë Genta hyn në kuzhinë, për të përgatitur mëngjesin, ndërsa Liami, Erioni dhe Edgari shkundin tapetin në kopsht.
0 comments:
Post a Comment