Home » » Gentiana: ”Ermalin e kam frikë; Gjej ngrohtësi tek Edgari dhe Mandi”
Gentiana: ”Ermalin e kam frikë; Gjej ngrohtësi tek Edgari dhe Mandi”
Banorët bëhen gati për të fjetur gjumë, ndërsa Liami dhe Gentiana shkojnë në dhomën e gjumit dhe Gentiana tenton t’i hapë zemrën atij dhe t’i tregojë bisedën që ka pasur pak më parë me Ermalin, por që asaj i ka bërë shumë përshtypje. Ajo i bën të ditur Liamit se është personi që ka më shumë besim brenda shtëpisë dhe atij duhet që t’ia thotë të gjitha. Ajo kërkon që të ketë një miqësi me Liamin sepse asnjëherë në jetë nuk ka pasur shoqëri me një djalë. Liami i vë në dukje se ajo tashmë është shfrytëzuar nga dikush, por nuk duhet të ketë frikë për marrëdhënien me të. Edhe Liami do të donte një marrëdhënie shoqërore me të. Liami i bën të dikur që ajo t’ia vërë në dukje të gjitha ato që nuk i pëlqejnë tek ai.
Gentiana ndihet e prekur nga Ermali dhe ia transmeton këtë Liamit. Ajo thotë se Ermali është një prototip që ajo e ka frikë. Ndërsa Liami mundohet ta qetësojë, duke i thënë që ajo është e zgjuar dhe nuk duhet t’i shikojë të tjerët si superiorë.
Edhe banorët e tjerë, megjithëse janë shtrirë për gjumë, bisedojnë. Djemtë flasin për ndeshjet dhe parashikimine tyre. Floriani thotë se ka fituar 5 milionë lekë në një skedinë.
Edgari dhe Gentiana, dalin në kopsht dhe bisedojnë për qëndrimin e tyre në Big Brother. Edgari shprehet se ka hyrë brenda për të kaluar sa më mirë, por në asnjë mënyrë nuk do që të cënojë tjetrin. Gentiana ia bën të ditur Edgarit se gjen ngrohtësi tek ai dhe tek Mandi.
Pasi përfundon biseda mes tyre, banorët shkojnë në dhomën e gjumit dhe shtrihen për të fjetur gjumë, duke mbyllur kështu ditën e parë të qëndrimit në shtëpi.
0 comments:
Post a Comment