Saturday, February 25, 2012

Misioni i Gentës gjatë javës; Genta vendos të largojë Metin

Gentianës i është caktuar një detyrë e rëndësishme që në natën e parë të futjes në shtëpinë e BB. Elvisi, Ermali dhe Meti gjatë javës kanë kryer një sërë detyrash, ku protagoniste ka qenë Genta. Ata i kanë bërë masazhe, leksione mode, photo-shooting, kanë gatuar për të, etj. Sonte Genta duhet të zgjedhë dy prej tyre për të qëndruar në shtëpi, ndërsa njërit do t’i duhet t’a ndërpresë rrugëtimin këtu.

Tani është momenti që djemtë t’i japin fund provës. Ata dalin në kopësht bashkë me Gentën, ku aty janë ekspozuar pikturat e tyre e përpara se Genta të bëjë zgjedhjen e saj, secili nga djemtë duhet të thotë nga një arsye përse duhet të qëndrojnë në shtëpi. Elvisi shprehet se dëshiron të qëndrojë ende në shtëpinë e BB pasi ka ende shumë për të dhënë, Meti thotë se do t’i tregojë publikut se di shumë për jetën e nuk është e rëndësishme vetëm pamja e jashtme, e së fundi Ermali shprehet se Genta duhet të veprojë ashtu siç thotë se është në të vërtetë.

Pasi djemtë komentojnë pikturat që kanë bërë, Genta shprehet se detajet i ka kapur më mirë Elvisi. Si përfundim, Genta i jep fashën e parë Elvisit, duke i dhënë mundësinë të vazhdojë qëndrimin në shtëpinë e BB, e të dytin zgjedh Ermalin. Pra, konkurenti që duhet të largohet është Meti.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles