
Më pas është koha për të prezantuar një tjetër konkurent të ri që do të futet në shtëpinë e BB, por këtë rradhë konkurentët do të kenë disa alternativa zgjedhjeje. Vendimi përfundimtar u takon atyre. Arbana u kërkon të gjithëve përveç Liamit e Erionit të shkojnë në dhomën e gjumit të vajzave.
Para dy djemve shfaqen tre dyer e Arbana u thotë se pas këtyre dyerve janë tre konkurente të reja që duan të futen në BB, po atyre do t’u duhet të zgjedhin vetëm njërën.
Të treja konkurentet prezantohen dhe Erioni e Liam qëndrojnë përballë tyre duke i dëgjuar tek prezantohen. Tre zonjat janë: Ornela (nëna e Gracianos), Eda (mikeshë e afërt e Edit), dhe zonja Luli. Ata të dy konsulton me njëri-tjetri me vendosin të zgjedhin Françeskën.
Arbana u shpjegon djemve se kjo ishte një shaka e në të vërtetë konkurentja e re e BB është Françeska (vajza e katërt), të cilën ata e kanë zgjedhur dhe e prezantojnë me konkurentët e tjerë të shtëpisë.
Konkurentët ndjekin sëbashku klipin prezantues të Françeskës, ku ajo tregon se është 18 vjeç dhe vjen nga qyteti i Vlorës. Ajo shprehet se babai është pika e saj e dobët, e më tej tregon se ka marrë pjesë në spektakle bukurie kombëtare dhe ndërkombëtare.
0 comments:
Post a Comment