Të gjithë konkurentët ulen në dhomën e ndenjes përballë Liamit i cili mban në dorë një zafr nga Vëllai i Madh. Ai fillon t’ua lexojë atë dhe të tjerët e dëgjojnë me vëmendje. Në zarf ndodhen udhëzimet përkatëse për provën e parë javore të Big Brother në këtë edicion të tij të pestë nga i cili do të varet buxheti i javës.
Prova e parë javore do të ketë karakter krijues dhe titullohet “Objekte që flasin”. Në fazën e parë konkurentët do të gjejnë të ekspozuara 70 objekte të ndryshme nga të cilata ata duhet të zgjedhin gjashtë prej tyre dhe më pas do të flasin për to. Objektet mund të kenë një kuptim të caktuar për secilin dhe një domethenie të veçantë në jetën e tyre.
Sonte prova do të kryet nga Anila, Edgari, Meti, Erjoni dhe Klaudja. Konkurentët e tjerë do të dëgjojnë rrëfimin e tyre pa ndërhyrë. Rrëfimet duhet që të jenë të vërteta dhe të ngjallin emocione. Në fund të provës Vëllai i Madh do të shpallë një fitues i cili do të ketë imunitet gjatë javës së ardhshme. Në rast se konkurentët nuk e fitojnë provën, atëherë buxheti i tyre do të reduktohet me 50%.