E para që fillon fazën e parë të provës është Anila e cila shkon në dhomën ku janë të ekspozuara objektet. Ajo përzgjedh një biçikletë, një palë këpucë baleti, një gotë vere, një palë kufje, një portofol dhe një stetoskop. Pasi përzgjedh objektet ajo shkon në dhomën e ndenjes ku ndodhet konkurentët e tjerë dhe pa e nisur provën fillon të qajë.
Anila kërkon ndjesë për lotët e saj dhe më pas ulet përballë konkurentëve të tjerë dhe fillon që të flasë për objektet. Kështu ajo tregon për biçikletën që ka marrë si dhuratë për ditëlindje, për kufjet që e ndihmojnë të “largohet” nga kjo botë, për shoqet e saj dhe për mardhënien me nënën. Gjatë kohës që Anila e përlotur tregon historitë që i sjellin në mendje objektet që ka përzgjedhur, konkurentët e tjerë dëgjojnë me vëmendje.
Pas Anilës është Edgari ai që përzgjedh objektet e tij. Edi përzgjedh si objet të parë radion dhe fillon t’u tregojë konkurentëve momentet që radio e lidhte me botën jashtë Shqipërisë gjatë sistemit komunist. Këtë realitet një pjesë e mirë e konkurentëve nuk e kanë njohur. Ai lidh me komunizmin edhe histori të tjera si ajo e largimit të tij nga Shqipëria. Edi përgjithësisht flet për momente të trishtuara të jetës së sij, por edhe për momente të bukura. Ai e mbyll rrëfimin duke folur për të birin që e ka bërë të ndjehet krenar.
Prova vazhdon edhe me pjesën tjetër të konkurentëve që janë përzgjedhur për këtë fazë. Kështu pas Edit është Erjoni ai që shkon pranë objekteve për të bërë përzgjedhjen e tij dhe për të nisur edhe ai historitë e veta.