Wednesday, February 29, 2012

Zëkë e ofendime midis Gentës dhe Arjolës

Konkurentët shkojnë në dhomën e ndenjes dhe Arjola thotë për Gentjanën “kur është bërë dhe Genta indiferente...”. Gentjanës nuk i pëlqen kjo dhe fillon që të debatojë me Arjolën duke e çuar debatin në zënkë të mbushur me ofendime.

“Çfarë të duket vetja ty? Më e mirë se genta je ti?” i thotë Genta Arjolës e cila ia kthen “më e mirë jam”. Arjola fillon që t’i flasë Gentës për Metin duke i thënë se ajo nuk është si Genta që i shkon Metit pas. “Ty të lë zemra për Metin” i thotë Arjola Gentës e cila ia kthen duke e pranuar këtë “unë të paktën e pranoj dhe jo si ty”. Genta i thotë Arjolës se ajo edhe pse shprehet se disa gjëra nuk do t’i bënte kurrë në jetën e saj, në të vërtetë bën po ato veprime. Këtu ajo i përmend faktin që Arjola ka thënë se kurrë nuk do të shtrihej me një djal në të njëjtin krevat, ndërkohë që mbrëmë ajo ishte shtrirë bashkë me Elvisin.

Në debat e sipër Arjola e ofendon Gentjanën duke i thënë “unë nuk merrem me kapacitetin tënd” dhe më pas shton “nuk më intereson të merrem me një si puna jote, s’më hyn në xhep”. “Po kush po të kërkon? Kur më respektojnë ata që dua unë, s’më interesojnë të tjerët”. Arjola vazhdon që t’i thotë Gentës se nuk dëshiron që të flasë më të dhe e nënvlerëson. Genta në nerva e sipër i thotë Arjolës “shyqyr që erdhi ajo që të mësoi të veshësh taka dhe të lyesh buzët me buzëkuq” duke iu referuar Françeskës. Kështu të dyja debatojnë edhe për veshjen e secilës.

Genta thotë se Arjola mund të jetë simpatike, por nuk bën pjesë në kategorinë e vajzave të zgjuara. Në debat e sipër Arjola i thotë Gentës “do Zoti bëhet një gjë që kam menduar dhe do ta shikosh se çfarë do të të bëj pastaj”. Gentjana irritohet edhe më shumë dhe i thotë Arjolës që të mos e kërcënojë sepse për të nuk ka fare vlerë kërcënimi i saj. Arjola e mohon se po e kërcënon dhe e ofendon përsëri duke i thënë se Genta flet një gjuhë të rëndomtë. “Unë kam klas” i thotë Arjola Gentjanës e cila ia kthen “një femër me klas, mban klasin e saj, nuk ofendon”.

Dy vajzat debatojnë edhe për debatet që secila prej tyre kanë patur gjatë ditëve të kaluara me konkurentët e tjerë. Në fund Genta i thotë Arjolës se nëse ajo ka gjë serioze kundër saj ta diskutojë me të. Arjola i përgjigjet me ironi se nuk ka asgjë serioze me Gentën dhe se nuk merret fare me të. pas kësaj Arjola largohet nga dhoma e gjumit.

Social Profiles