Monday, February 20, 2012

Shprehin mendime për njëri-tjetrin


Edgari dhe Emirjeta bisedojnë në kopsht. Emirjeta tregon për vështirësitë që ka hasur kur ka ardhur në Tiranë, duke qenë e detyruar të linte Shkodrën. Ajo tregon për planet e saj në të ardhmen dhe për një mundësi që ka për të shkuar në Kanada.
Floriani është duke menduar për disa rregulla që duhet të vendosin në shtëpi. Ai mendon që duhet të fillojnë të ndajnë punët, duke nisur që nga mëngjesi i nesërm. Ai ka merak se mos ketë mosmarrëveshje mes tyre, në momentin që do të bëjnë buxhetin.
Disa prej banorëve, argëtohen duke qeshur dhe duke bërë shaka me njëri-tjetrin në sallon. Arjola është e vetmja femër e pranishme mes djemsh dhe përshkruan marrëdhënien e saj me secilin nga djemtë. Ajo thotë se me Gjonin argëtohet duke luajtur me lojëra të ndryshme. Ndërsa me Edgarin ka një komunikim shumë të mirë. Gjoni i pëlqen sepse merret me përgatitjen e ushqimit për të. Për Florin thotë se ka folur shumë pak me të. Ndërsa Liami ka mendim pozitiv për Florin duke u shprehur: “Flori është tip, por ka atë të vetën, do të fitojë gjithmonë”. Ndërsa Edgarin e vendos në plan të parë, duke thënë “Ndërsa Edi është njëshi”.
Pak më vonë Edgari, Liami, Ariola dhe Elvisi, fillojnë të luajnë lojën me monedhë, duke u argëtuar kështu me njëri-tjetrin. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles