Monday, February 20, 2012

Gentiana dhe Ermali, thashetheme për banorët


Ndërsa disa prej banorëve japin ide për lojëra, Gentiana dhe Ermali diskutojnë në sallon. Ermali shprehet se e ka kuptuar shumë shpejt karakterin dhe natyrën e Gentianës dhe e di shumë mirë se çfarë pëlqen ajo. Gentiana ia vë në dukje mendjemadhësinë, duke marrë shkas nga fjalët e tij se ai është i aftë t’i njohë njerëzit që kur krijon përshtypjen e parë. Gentianës i pëlqen Liami dhe këtë ia thotë Ermalit, i cili i përgjigjet: “Mirë moj, ca të të them unë”. Ajo mendon se personat që vijnë, pasi kanë jetuar jashtë, kanë një frymë tjetër dhe nuk janë të djallëzuar. Gentiana mendon se shqiptarët janë shumë të djallëzuar, por Liami nuk është i tillë. “Zemrën e ka të mirë”, thotë ajo për Liamin. Ndërsa Ermali mendon se ajo ka një lloj frike nga Ermali. Ndërsa Gentiana e sqaron, duke i thënë se ai edhe ne momentin që janë duke folur, është duke e studiuar dhe kërkon të marrë sa më shumë informacion, për ta përdorur më vonë. Ermali flet me superlativa për veten, duke thënë se nuk është nevoja që ta dëgjojë tek flet për ta kuptuar karakterin e saj. “Nuk dua që të të përdorin”, i thotë ai. Ndërsa Gentiana e quan strategji të lojës këtë pjesë dhe kërkon që të tjerët ta mendojnë në fillim si lojtare të dobët. Ajo e quan servil Elvisin, i cili ka filluar ta “marrë me të mira”, sipas saj. Ndërsa për Ariolën, Gentiana mendon se është femër e bukur, por mendjelehtë.
Ajo mendon se djemtë kanë me shumë nivel krahasuar me femrat, ndërsa Ermali nuk ndan të njëjtin mendim.
Gentiana kërkon që të ketë biseda dhe debate midis banorëve sepse kështu gjithçka bëhet më interesante. Dhe në këtë pikë përputhet edhe Ermali me mendimin e saj.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles