Ndërsa mbaron spektakli, banorët ndahen në grupe, të nxitur nga klipet gjatë spektaklit dhe fillojnë të diskutojnë dhe të sqarohen me njëri-tjetrin. Anila ndihet e prekur nga fjalët e Erionit gjatë spektaklit për të, se ajo ka ndryshuar karahasuar me javën e parë kur ka hyrë në shtëpinë e Big Brother. Anila sqaron se ai që ka ndryshuar është Erioni, pasi që kur është lidhur me Klaudjan, është izoluar me të. Erioni fillon të flasë për veten, duke e krahasuar me Liamin, për të cilin thotë se nuk i intereson asnjëri nga banorët brenda shtëpisë dhe nuk krijon afeksion për asnjërin. “Ashtu duhet, në fakt”, shprehet Anila. Ai thotë se nuk është njeri i tillë dhe se përfshihet në situatat që u ndodhin banorëve brenda shtëpisë. Erioni e sqaron se ka menduar që Anila ka pasur një lloj distancimi me të, për shkak të krijimit të një raporti shumë të afërt me Metin. Anila e sqaron se ajo nuk e konsideron veten të lidhur me Metin dhe se për të, të gjithë banorët janë njësoj.Të dya pranojnë se kanë pasur pjesën e tyre të fajit, për distancimin që kanë krijuar nga njëri-tjetri dhe premtojnë se që këtëj e tutje do të rrinë më tepër me njëri-tjetrin.
0 comments:
Post a Comment